Tryezë për të drejtat e autorit

Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA), në kuadër të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura në RSH ndërrmori organizimin e dy tryezave me përfaqësuesit e agjensive të Administrimit Kolektiv të të drejtave të autorit dhe atyre të lidhura, që operojnë në Shqipëri; si dhe takimin me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit/ përfaqësues të subjekteve përdorues të pronësisë artistike.

Takimi u organizua me miratimin dhe pjesëmarrjen e Znj. Mirela Kumbaro Furxhi – Ministre e Kulturës dhe znj. Elira Kokona - Sekretari i Përgjithshëm, lidhur me zbatimin e legjislacionit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të, në Shqipëri, problematikat e fushës, etj. Në këtë takim pati përfaqësim nga ZSHDA dhe specialistët përkatës.

Takimi i përbashkët u mbajt pranë Ministrisë së Kulturës, më datë 17.01.2014, me përfaqësuesit e Agjencive të Administrimit Kolektiv në ora 10.00;ndërsa me përfaqësuesit e Grupeve të Interesit dhe subjektet përdorues të PI në ora 11:30.