DËSHIRON TË ANËTARËSOHESH?

Formulari i Anëtarësimit (shkarko)

Pse përfiton një artist duke u antarësuar nga AKDIE?

Artistët përfitojnë nga pjesëmarrja e tyre në Agjensinë AKDIE,pasi ata kanë mundësi të monitorojnë në këtë formë të gjithë territorin e vendit nga veriu në jug, sa herë është transmetuar, ritransmetuar apo përcjellë në publik vepra e interpretuar prej tyre, duke RUAJTUR dhe MOS-CENUAR në asnjë rast të drejtat e tyre individuale, por duke i shtuar vetes mundësinë e përfitimit nga  të drejta të tjera.

 

Cfarë duhet të bësh për t'u regjistruar në AKDIE?

Plotësoni formularin bashkëngjitur dhe dergojeni atë të firmosur në adresën tonë të e-mail a.k.d.i.ealbania@gmail.com. Lutem bashkëngjisni dhe një kopje të dokumentit tuaj të identifikimit.

 

A përfton një artist shpërblim dhe pa qënë anëtar i  AKDIE?

Ligji nr.9380 datë 28.04.2005, i ndryshuar më 14 shkurt 2013 me ligjin 78/2013 i jep të drejtën çdo artisti, i cili është përdorur gjatë një viti kalendarik të përfitoje shpërblim!