Error message

  • Deprecated function: Optional parameter $input declared before required parameter $form_state is implicitly treated as a required parameter in include_once() (line 1442 of includes/bootstrap.inc).
  • Deprecated function: Optional parameter $path declared before required parameter $langcode is implicitly treated as a required parameter in include_once() (line 1442 of includes/bootstrap.inc).

I paharruar qoftë Naun Shundi.

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit, regjizorit dhe dramaturgut të njohur Naun Shundi, një figure e shquar e artit shqiptar dhe një intelektual i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të artistëve.

Kontributi i tij i vyer në teatër, kinematografi dhe dramaturgji do të mbetet përherë një pasuri e kulturës sonë kombëtare me mbi 120 role. Naun Shundi diti të mishëronte me pasion dhe profesionalizëm artin e skenës, duke lënë gjurmë të pashlyeshme tek publiku dhe tek brezat e artistëve.

Në të njëjtën kohë, ai shërbeu me devotshmëri si Anëtar i Këshillit të Auditit të AKDIE, ku me integritet dhe vizion dha ndihmesë të çmuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të autorit dhe të artistëve interpretues në Shqipëri.

Naun Shundi do të kujtohet jo vetëm si një krijues i madh, por edhe si një koleg dhe mik i përkushtuar, që frymëzoi me shembullin e tij të ndershmërisë dhe dashurisë për artin.

 

Në emër të Agjencisë së Administrimit Kolektiv të të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues (AKDIE), i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik.

Qoftë i paharruar kujtimi i tij!