AKDIE licensohet nga Ministri i Kulturës.

Agjencia AKDIE, licensohet nga Ministri i Kulturës, me Urdhër nr 157 datë 21.04.2015, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 65 datë 29.04.2015, për të ushtruar aktivitetin e saj si titullare e vetme e ligjshme, për administrim kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues/ekzekutues.

Njoftohet çdo person fizik ose juridik, publik ose privat, i cili në veprimtarinë e vet shfrytëzon pronësi artistike, se në bazë të ligjit nr 9380 datë 28.04.2005, neni 114/2, detyrohet të lidhë kontratë me shkrim, me agjencinë e administrimit kolektiv të të drejtave të artistëve interpretues/ekzekutues AKDIE, si dhe të pag uajë tarifat përkatëse për shfrytëzimin e veprave artistike, të interpretuara nga artistët interpretues/ekzekutues.
Kjo kontratë depozitohet dhe regjistrohet në Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Mospërmbushja e këtij detyrimi është kundravajtje administrative dhe dënohet me gjobë sipas nenit 130 të Ligjit nr 9380 datë 28.04.20015.

Përdorimi i paautorizuar i veprave artistike është gjithashtu kundravajtje penale, sipas nenit 149 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.