AGJENCIA AKDIE, JU BEN ME DIJE SE :

Mos pasja dijeni mbi ligjin nuk ju zhvesh nga pergjegjesia ligjore qe keni per zbatimin e tij.

Bazuar ne ligjin nr 35/2016, neni 140 e tij KENI DETYRIMIN te pajiseni me autorzim nga AKDIE per para fillimit te AKTIVITETIT TUAJ dhe te DEKLARONI veprat qe do te perdorni, llojin dhe rrethanat e përdorimit, si mënyrën, vendin dhe kohën e përdorimit dhe informacione të tjera të nevojshme për përcaktimin e shumës së shpërblimit.
Neni 140 Dhënia e autorizimit për përdorim
1. Një person fizik ose juridik, para se të fillojë të përdorë një objekt të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, duhet të paraqesë në AAK-në përkatëse kërkesën për autorizimin e këtij përdorimi. Kërkesa duhet të përmbajë informacion për llojin dhe rrethanat e përdorimit, si mënyrën, vendin dhe kohën e përdorimit dhe informacione të tjera të nevojshme për përcaktimin e shumës së shpërblimit.
2. AAK-ja i jep përdoruesit autorizimin për shfrytëzimin e objektit të mbrojtjes brenda kompetencave të saj. Në autorizim përfshihen tregues të llojeve të të drejtave, për të cilat ai zbatohet, kushtet e përdorimit për sa i përket mënyrës, vendit, kohës dhe masës së shpërblimit për shfrytëzim, ku përdorimi i nënshtrohet pagesës së shpërblimit.
3. Përdoruesi i paraqet AAK-së, pa vonesë, informacion në lidhje me çdo ndryshim të rrethanave të përdorimit ose të përfundimit të tij, në mënyrë që të ndryshohen kushtet, në të cilat është dhënë autorizimi ose për ta tërhequr atë.
MOS PERMBUSHJA E KETIJ DETYRIMI DENOHET SIPAS NENIT 179 DHE 181 I LIGJIT NR 35/2016 ME:
· 179/2 Personi përgjegjës i personit juridik (administratori) dënohet për kundërvajtjet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 100 000 deri në 500 000 lekësh.
· 179/9 Ndëshkohet me gjobë, në masën nga 10 000 deri në 100 000 lekë, çdo subjekt përdorues, në shkelje të dispozitave të këtij ligji, për moskryerjen e pagesës së shpërblimit kundrejt autorit/AAK-së ose përfaqësuesve të tyre.
· 179/10 Në rast përsëritjeje, masa ndëshkimore maksimale, e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, dyfishohet.
· 181/1 Çdo person juridik, i cili nuk i vendos në dispozicion/siguron AAK-së, sipas këtij ligji (neni 141), informacion të plotë në lidhje me përdorimin e të drejtave, të cilat administrohen kolektivisht nga kjo agjenci, brenda 15 ditëve nga data e këtij përdorimi, përveç kur parashikohet ndryshe nga ndonjë akt ligjor, dënohet për kundërvajtje me gjobë në shumën prej 50 000 deri në 200 000 lekësh.
· 181/2 Personi përgjegjës për personin juridik (administratori) dënohet për kundërvajtjen e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 20 000 deri në 100 000 lekësh.
· 181/3 Personi fizik dënohet për kundërvajtjen e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 20 000 deri në 100 000 lekësh.
· 181/4 Personi fizik, punonjës i çdo kategorie ose çdo person tjetër i vetëpunësuar, dënohet, përkatësisht, për kundërvajtjen e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, me gjobë në shumën prej 50 000 deri në 200 000 lekësh, kur kundërvajtja është kryer gjatë aktiviteteve të saj/të tij të punës.
GJITHASHTU JU BEJME ME DIJE SE:
AGJENCIA AKDIE KA DETYRIMIN PER TE KALLEZUAR CDO PERDORUES TE PRONESISE ARTISTIKE, SIPAS PROCEDURES SE PARASHIKUAR NGA NENI 284 I KODIT TE PROCEDURES PENALE, PER NENIN 149 DHE 180 TE KODIT PENAL.