Progres raporti për Shqipërinë, Komisioni Europian :Të forcohet sistemi i administrimit kolektiv

Kapitulli 7: Ligji I pronësisë intelektuale

Lidhur me të drejtën e autorit edhe të drejtat e lidhura me të, ligji I ri I të drejtës së autorit ende nuk është miratuar.

Në fushën e të drejtave të pronësisë industriale, ndryshimet e ligjit të pronësisë industriale janë aprovuar në maj, dhe legjislacioni I mbrojtjes së topografisë në qarqet e integruara janë miratuar në qershor.

Sa I takon zbatimit tw ligjit, Zyra e të Drejtës së Autorit ka vazhduar me inspektimet dhe ka vendosur gjoba për shkeljet e ligjit të të drejtës së autorit.

Shkalla e mbledhjes së gjobave mbetet e ulët. Një amnisti ligjore që u shpall nga Presidenti në mars, lejonte faljen e atyre që janë dënuar për të paguar gjobat përpara fundit të dhjetorit 2013. Burimet njerëzore dhe financiare të Zyrës Shqiptare për të Drejtën e Autorit mbeten të pamjaftueshme dhe kapaciteti I saj I përgjithshëm duhet të rritet.

Si rezultat I aktiviteteve ndërgjegjësuese, numri I kompanive që kanë rregjistruar markat e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave është rritur. (697 që nga muaji tetor, në krahasim me 617 që ishin në vitin e kaluar). Kapacitetet administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave kanë nevojë të përforcohen. Drejtoria e përgjithshme e Doganave ka vazhduar punën në identifikimin dhe konfiskimin e produkteve të falsifikuara në kalimet doganore.

Trendi I qartë I rritjes së kërkesave për veprim për mbrojtjen e markave, e filluar në 2013 ka vazhduar dhe në çerekun e parë të 2014. Drejtoria e Pergjithshme ka patur vështirësi në marrjen e reagimeve nga mbajtësit e të drejtave lidhur me produktet e falsifikuara.

Policia e shtetit bëri 47 arrestime në 2013,për vepra penale lidhur me pronësinë intelektuale, e cila është 21.5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Janë kryer gjithashtu, gjatë periudhës dhjetor 2013-janar 2014, inspektime në 36 subjekte transmetuese.

Si përfundim 21 subjekte janë ndjekur penalisht për shkelje. Ndryshimet në Kodin e Proçedurave Penale janë bërë për të lejuar një përfshirje më të madhe të Policisë së Shtetit në hetimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljen e pronësisë intelektuale.

Inspektoriati I inspektimit të tregut ende nuk ështe ngritur dhe produktet e falsifikuara janë akoma të përhapura në treg.

Veprime të mëtejshme janë të nevojshme për të rritur kapacitetin e gjykatave duke përfshirë rritjen e ndërgjegjsimit të gjyqtarëve.

Implementimi I strategjisë kombëtare I të drejtave të pronësisë intelektuale dhe industriale, e cila është vlerësuar në qershor, mbetet një çështje prioritare, dhe koordinimi institucional dhe bashkëpunimi duhet të përmirësohet.

KONKLUZION

Ka pak progres lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale. Shqipëria nuk ka përmbushur angazhimet e saj në bazë të nenit 73 të Marrveshjes së Stabilizim Asocimit. Nevojitet veprim urgjent dhe i menjëhershëm për të miratuar ligjin e ri të të drejtave të autorit, të forcohen kapacitetet e inspektimit, nga ana tjetër, të krijohet inspektoriati i mbikqyrjes së tregut, të përmirësohet sistemi i administrimit kolektiv, dhe të aplikohen sanksione efektive për shkeljet.

Në pronësinë industriale, kuadri ligjor është përmirësuar, por kapacitetet administrative duhet të rriten. Më tej, rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e pronësisë intelektuale është çelësi. Në përgjithësi përgatitjet nuk janë shumë të avancuara në këtë fushë.

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2014/20141008-albania-...