Shqiptar Muzike Auidovizuale

Anëtarë të tjerë shqiptar:
Statusi Juridik i Agjencisë AKDIE, i përcaktuar në nenin 107 të Ligjit 9380 datë 28.04.2005 , i ndryshuar me ligjin nr 78/2013 datë 14.02.2013 është si më poshtë:
1. Autorët, interpretuesit/ekzekutuesit, prodhuesit e fonogrameve dhe mbajtësit e tjerë të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura gëzojnë të drejtën të krijojnë agjenci për administrimin kolektiv të të drejtave të tyre pasurore (në vijim, agjencitë e administrimit kolektiv). AAK-të janë persona juridikë, të cilët krijohen dhe funksionojnë sipas dispozitave të mëposhtme të këtij ligji dhe në përputhje me licencën e dhënë nga ministri përgjegjës për kulturën, kanë si qëllim mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga përdorimi i veprave të autorëve dhe mbajtësve të të drejtave të lidhura, si edhe përfaqësimin ligjor në çdo proces ligjor administrativ, civil dhe penal.

2. Përveç rasteve kur administrimi kolektiv i së drejtës së autorit ose të drejtave të lidhura parashikohet shprehimisht nga dispozita të këtij ligji, prezumohet që deri në shprehjen e vullnetit me shkrim për të dalë nga AAK-të dhe administrimi kolektiv, agjencia është e vetmja titullare e ligjshme për të ushtruar dhe përfaqësuar të gjitha të drejtat, sipas pikës 1 të këtij neni, dhe dispozitave të mëposhtme të këtij ligji.”.

Lista e anetareve