Kush Është Artist?

Kush quhet artist?

Artist konsiderohet çdo person i cili interpreton/ekzekuton një vepër artistike si aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat e tjerë, që paraqesin, këndojnë, kërcejnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë, që drejtojnë një orkestër ose shfaqin apo sjellin në çdo lloj mënyre, një krijim artistik ose letrar, një shfaqje të çdo lloji, përfshirë folklorin, varietenë, cirkun dhe shfaqjet me kukulla.

Agjencia “AKDIE” në përputhje me përshkrimin e artistit sipas Ligjit nr 9380 datë 28.04.2005, njeh dhe pranon si antarë të saj, këto grupime artistësh:
1.    Aktorët
2.    Këngetarët
3.    Muzikantët
4.    Valltarët
5.    Drejtues orkestre
6.    Drejtues kori
7.    Personat që luajnë një rol mbështetës, por të rëndësishëm;
8.    Prezantuesit
9.    Recituesit
10.    Spikerat

Në përputhje me STATUTIN dhe rregullat e sanksionuara në të, Agjencia AKDIE konsideron dhe pranon si anëtar të saj si më poshtë:

1.    Artist        Anëtar i agjencisë “AKDIE” është dhe do të konsiderohet çdo person artist, shtetas shqiptar, i cili ka interpretuar/ekzekutuar në një vepër artistike, të çdo lloj zhanri artistik, vepër e cila i është përcjellë publikut ose është vendosur në dispozicion publikut, në mënyrë ndërvepruese, më të gjitha format që njeh ose do të njoh teknologjia, në mënyrë masive, gjatë vitit kalendarik të mëparshëm dhe si akt pranimi i statutit të AKDIE-s, konsiderohet pagesa e marrë ose që do të marrë, në numrin e llogarisë së tij bankare, brenda afatit 3 vjeçar, kur shuhet e drejta e kërkimit gjyqësor, sipas afatit parashkrimit të padisë, nga viti kalendarik kur është përdorur interpretim/ekzekutimi i tij,  në veprën artistike,

2.    Artist        Anëtar i agjencisë “AKDIE” është dhe do të konsiderohet çdo person artist -shtetas I huaj, i cili kërkon me akt të shkruar, i shoqëruar me dokumentacionin e duhur, se dëshiron të jetë anëtar i Agjencisë AKDIE dhe pranohet si i tillë, me Vendim të Këshillit Ekzekutiv dhe Asamblesë së Përgjithshme, vetëm pasi të ketë provuar me aktet shkresore, të njohura si të tilla nga legjislacioni ndërkombëtar, se nuk është anëtar i asnjë agjencie tjetër, të vendit të origjinës së tij ose se ka tërhequr të drejtat e tij, nga administrimi i asaj agjencie dhe nuk ka asnjë problem ligjor me atë agjenci.

3.    Artist        Anëtar i Agjencisë “AKDIE” është dhe do të konsiderohet cdo artist shqiptar, i cili ka interpretuar/ekzekutuar në një vepër artistike, të cdo lloj zhanri artistik, vepër e cila i është përcjellë publikut ose është vendosur në dispozicion publikut, në mënyrë ndërvepruese, në mënyrë masive, brënda afatit ligjor të mbrojtjes së të drejtës së artistit dhe si akt pranimi I statutit të AKDIE-s, konsiderohet Vendimi i Këshillit Ekzekutiv dhe Vendimi i Asamblesë së Artistëve.

4.    Artist        Anëtar i Agjencisë “AKDIE” është dhe do të konsiderohen anëtarët themelues dhe  kontribues të Agjencisë “AKDIE”, sipas ligjit për organizatat jofitimprurëse dhe Kodit Civil, për shoqatat, të cilët përfaqësojnë dhe janë vullneti i shprehur i komunitetit të artistëve, sipas kategorive dhe përkufizimeve më sipër, si dhe janë ata që prodhojnë, zgjedhin dhe zgjidhen në organet drejtuese vendimarrëse të Agjencisë.

 

Çfarë të drejtash ka një artist?

Çdo artist ka të drejtën e tij Ekskluzive të autorizojë apo ndalojë:

1-regjistrimin e interpretimit të vet
2-riprodhimin e interpretimit të vet
3-transmetimin e interpretimit të vet

Çdo artist ka të drejtën e tij të PADORËHEQSHME për SHPËRBLIM kur:

-për çdo rast dhe mënyrë të përdorimit të interpretimit të tij, qoftë nëpërmjet transmetimit, ritransmetimit me ose pa kabëll, përcjelljes në publik të veprës apo komunikimit të saj me anë të aparaturave të posacme për riprodhim zësri dhe figure, vënies në dispozicion në publikut, qiradhënies e huadhënies të PËRFITOJË NJË SHPËRBLIM TË DREJTË.
Si i ushtron artisti të drejtat e tij?
Artisti i ushtron këto të drejta në mënyrë individuale ose në mënyrë kolektive nëpërmjet Agjensisë së Administrimit Kolektiv AKDIE.
Individuale – Artisti i ushtron në mënyrë individuale të drejtat e tij në çdo rast, kur ka një kontratë pune apo porosie,për krijimin e një vepre të re apo interpretimin e tij live në cdo shfaqje publike.
Në mënyrë Kolektive- Artisti i ushtron nëpërmjet AgjensisëAKDIE të gjitha të drejtat e veta të tjera, përvec atyre që ushtrohen në mënyrë individuale prej tij. Agjenisa AKDIE administron të drejtat e artistëve në rastet e përdorimit masiv të  tyre, pra në cdo TV, Radio,bar,restorant,qender tregtare etj...