NJOFTIM Agjencia AKDIE, në përfundim të vitit 2015 (periudha maj-dhjetor 2015)

 

 

Agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave të arstistëve interpretues/ekzekutues

AKDIE

Adresa:  Bulevardi “Bajram Curri” Pall. Agimi, shk. 14, hyrja 259

                              Tel : 066 56 09059 Site : www.akdie.org ; email: a.k.d.i.ealbania@gmail.com

 

NJOFTIM

Agjencia AKDIE, në përfundim të vitit 2015 (periudha maj-dhjetor 2015), deklaron se është kryer aktiviteti si më poshtë vijion:

FAKTI

Në total kanë përmbushur detyrimet ligjore duke u pajisur me autorizim per vitin 2015 gjithsej 135 subjekte.

·         54 tv kabllorë –

·         16  radio-

·         10  Televizione-

·         5 Hotele-

·         5 Qendra tregtare

·         45 bar-kafe-restorante/njesi sherbimi

 

DEBITOR

Vazhdojnë të mbeten debitorë dhe në kushtet e moszbatimit të ligjit subjektet si më poshtë:

1.       55 Radio

2.       61 Televizione

3.       2 platformat dixhitale

4.       IPTV

5.       70 Tv kabllorë

6.       900 hotele (të regjistruar)

7.       Mbi 100 qëndra tregtare

8.       Mbi 100 clube/pub/disco

9.       Mbi 60 000 bare/restorante e njësi shërbimi

 

VLERA VJETORE MONETARE

·         Në total shuma e arkëtuar në vlerën 10 000 049 lekë.

 

DEBIA NË VLERË MONETARE

·         SHUMA E PAARKËTUAR DUKE APLIKUAR VETËM TARIFAT MINIMALE  ËSHTË 146 920 000 LEKË DHE DUKE APLIKUAR TARIFAT MESATARE ËSHTË  700 000 000 LEKË.

 

KOSTO ADMINISTRIMI

·         Kosto administrative e agjencisë AKDIE, për të bërë të mundur arkëtimin e këtyre pagesave, monitorimin në vend të mbi 3000 subjekteve, kontaktimin me anë të mjeteve alternative të rreth 5000 subjeteve në të gjithë vendin është në total për vitin kalendarik 2015 ,1 664 023 lekë ose 16.7% e të ardhurave

 

NUMËRI I ARTISTËVE PËRFITUES

·         Lista perfundimtare e artistëve përfitues sipas shpeshtësisë së përdorimit të monitoruar dhe raportuar nga kompania e kontraktuar nga AKDIE –VIDASUS, është 10345 anëtarë në total, ndër të cilët 669 shqiptarë dhe 9667 të huaj.

BURIMI I TË DHËNAVE

·         Lista e artsitëve shqiptarë të cilët kanë rezulturar të përdorur në një vit kalendarik, në Radiot Top Albania dhe Top Gold, si dy radiot më të përhapura në përdorim, si dhe nga deklarimet e Radio Mad dhe RTSH, si subjekt pagues të rregullt, po ashtu edhe nga kanalet e filmave në DIGITALB, si platforma e cila rezulton më e përhapur në territor, përbën burimin e të dhënave.

 

 

·         LISTA E VEPRA AUDIOVIZUALE/KINEMATOGRAFIKE SHQIPTARE DHE TË HUAJA (te transmetuara ne vitin 2015)

 

·         LISTA E VEPRAVE MUZIKORE SHQIPTARE DHE TË HUAJA (te transmetuara ne vitin 2015)

 

·      LISTA EMËRORE E ARTISTËVE SHQIPTARË BASHKENGJITUR (perfitues sipas ligjit nr 9380/2005  nga viti 2015)

 

LISTA E ARTISTEVE TE HUAJ JU BEHET ME DIJE SHOQERIVE SIMOTRA TE HUAJA, SI EDHE DEPOZITOHET NE ZYREN SHQIPTARE PER TE DREJTAT E AUTORIT DHE MINISTRINE E KULTURES

 

 

SHENIM:             Lutemi cdo artist per cdo paqartësi dhe informacion shtesë, na kontaktoni në adresën email: a.k.d.i.ealbania@gmail.com.

Gjithashtu cdo artist që do duhet të përftojë shpërblimin për vitin 2015, i cili nuk është i regjistruar në Agjencinë AKDIE, është i lutur të paraqitet ose të na kontaktojë nëpërmjet e-mail, me qëllim plotësimin e të dhënave të domosdoshme për transfertat financiare.