Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska.

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska. Aktorja e shquar, la pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin. Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek Kthimi i Ushtrisë së Vdekur, apo "Dimri i Fundit', role që e ngritën Liza Laskan në majën e aktorëve më të njohur shqiptarë. Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Rolet e Liza Laska do të kujtohen gjithmonë në filmat e mrekullueshëm. Ja disa prej roleve ne filma Një ditë e mrekullueshme (2002) Vdekja e burrit, (1991) Kthimi i ushtrisë së vdekur, (1989) Familja ime, (1987) .... Teta Kalina Dhe vjen një ditë, (1986)...Nena e Llano Bletes Gurët e shtëpisë sime (1985) Vendimi, (1984) si nëna Dritat e qytezës, (1983) Në prag të lirisë, (1981) Plumba perandorit, (1980) Liri a vdekje, (1979) Gunat mbi tela, (1977) Lulekuqet mbi mure, (1976)...shërbyese e Strehes Vorfnore Dimri i fundit, (1976) Shtigje lufte, (1974) Brazdat, (1973) Malet me blerim mbuluar, (1971)

Agjencia e Administrimit Kolektiv te te drejtave te artisteve, AKDIE, shpreh ngushellimet e saj më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e aktores së madhe.Arti, kultura dhe skena shqiptare humbën një yll por shkëlqimi I të cilit do të vazhdojë të mbetet me veprën dhe repertorin e pasur që la pas.