Mblidhet Asambleja Përgjithshme e Agjencisë AKDIE.

Më datë 21.12.2016, me kërkesën e Presidentit të Agjencisë AKDIE, dhe të Këshillit Ekzekutiv të saj, në ambjentet pranë TOB, u mblodh Asambleja Përgjithshme e Agjencisë AKDIE, me prezencën e mbi 120 anëtarëve të saj nga të gjitha zhanret, si aktorë, këngëtarë, artistë instrumentistë dhe valltarë.
Mbledhja e Madhe e Artistëve diskutoi mbi:

1. Veprimtarinë e agjencisë „AKDIE“, për vitin 2016, ku u konstatua:

- Raporti i përdorimit të të drejtave sipas zhanreve kryesore, sipas të ardhurave të mbledhura nga agjencia, sipas përdorimit të të drejtave nga përdoruesit është i barabartë, midis muzikës dhe audiovizualit.
- Sistemi RTV dhe të ngjashme me to, është në nivelin e 25% të pagesës së tarifave të AKDIE, megjithëse ligjërisht është e ndaluar të licensohen apo autorizohen, shërbimet mediatike audiovizive, pa Autorizimin e AKDIE. Autoriteti i Medias Audiovizive, në mënyrë të paligjshme, refuzon të ndërhyjë në këtë drejtim, megjithë komunikimin shkresor të vazhdueshëm AKDIE-AMA. AMA, bën përgjegjëse Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit, nën argumentimin se nuk mund të aplikojë ndëshkime administrative, deri në heqjen e licensave apo autorizimeve, në qoftë se ZSHDA, nuk aplikon ajo më parë gjoba, duke e futur në ngërc institucional marrëdhënien midis tyre, kurse ZSHDA, nga ana e saj, përdor argumentin se, për shkak të riorganizimit me ligjin e ri, nuk ka më inspektorë për të kryer ndëshkime administrative.
- Sistemi HORECA (hotel-restorant-café) nuk ka prodhuar vlerat monetare të pritshme.
1) Agjencia AKDIE, nën drejtimin e Këshillit Ekzekutiv, Drejtorit Ekzekutiv dhe, në përputhje me Vendimin e Asamblesë së Përgjithshme, ka vendosur një bashkëpunim të fortë me Administratën Tatimore, për shkak të pozitës së saj, si Agjente e Mbajtjes së Tatimit në Burim.
2) Janë kontaktuar nga Administrata Tatimore dhe nga Administrata e AKDIE, 11 000 subjekte tatimpagues.
3) Nga kjo procedurë tatimore, priten të arkëtohen 600 milionë lekë të reja.
4) Kjo procedurë tatimore, nuk ka sjellë arkëtimin e pritshëm akoma, sepse ka një ndërhyrje të Institucionit Publik Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, ndërhyrje e justifikuar me futjen e ligjit të ri në fuqi, nën argumentin se vetëm Agjencia Sportel UNIK, mund të arkëtoj lekë, në mënyrë masive, sic AKDIE krijoi këtë mundësi të shkëlqyer bashkëpunimi me Administratën Tatimore, nën mbikqyrjen e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Kulturës. Ligji i ri në fuqi, ka sjellë domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha agjencive të licensuara, sic janë:

A. ALBAUTOR, për Autorët e Muzikës, me president Z. Elton DEDA.
B. FMAA, për autorët e Audiovizualit, me Kryetar Bordi, Z. Esat MUSLIU.
C. AMP, për prodhuesit e fonogramit, me President Z. Zamir SUKNIQI,
- Mos bashkëpunimi i agjencive, për ta zgjedhur midis tyre, agjencinë “SPORTEL UNIK”, ligji parashikon si përzgjedhëse, Ministrinë e Kulturës.
- Fakti është se vetëm AKDIE, plotëson cdo gërmë të ligjit, për ta merituar “SPORTELIN UNIK”.
a) të ketë kapacitetin administrativ për mbulimin e territorit;
AKDIE, është agjente e mbajtjes së tatimit në burim dhe bashkëpunon me administratën tatimore, në të gjithë Shqipërinë.
b) të zbatojë me përpikëri dispozitat për procedurën e mbledhjes së shpërblimeve, sipas këtij ligji;
AKDIE, për shkak të pozitës ligjore të agjentit të mbajtjes së tatimit në burim, ka detyrim ligjor të veprojë me përpikmëri ligjore sipas ligjit nr. 35/2016, por edhe me përgjegjësi të rëndë tatimore, si mbledhëse e tatimit në burim.
c) të ketë kohëzgjatje të aktivitetit të subjektit ndër vite;
AKDIE, është themeluar në vitin 2008.
ç) të ketë kontrata të përfaqësimit të ndërsjellë me agjenci homologe dhe njohje ndërkombëtare;
AKDIE, ka depozituar 11 kontrata të përfaqësimit reciprok dhe është në proces nënshkrimi me të gjitha anëtaret e SCAPR dhe AEPO artis.
d) të zotërojë infrastrukturën më të përshtatshme, e cila garanton respektimin e transparencës në mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave për anëtarët e saj;
AKDIE, zotëron infrastrukturën më të mirë të njohur nga legjislacioni shqiptar, sic është agjenti i mbledhjes së tatimit në burim, i cili garantohet me mbikqyrje të rreptë tatimore dhe me përgjegjësi shumë të rëndë, si agjente e tatimit në burim.
dh) të ketë pasuritë e platformës më të përshtatshme dhe me koston më efektive për administrimin e të drejtave.
AKDIE, përfaqëson platformën më të përshtatshme dhe me koston më efektive për administrimin e të dhënave, sa kohë raporton jo vetëm tek Drejtoria e të Drejtës së Autorit, por edhe tek Administrata tatimore, me korrektësën e mbledhjes së tatimit në burim.

2. Kontrollin financiar të agjencisë për vitin 2016, vecanarisht:
i. Detyrime tatimore
ii. Detyrime ndaj të tretëve
iii. Shpenzimet e kryera
iv. Gjëndjen financiare të Agjencisë
v. Shpërndarjen financiare tek titullarët individual
vi. Shpërndarjen e „Fondit të Nderit“
vii. Shpërndarjen financiare të shpërblimeve të arkëtuara nga Agjencia AKDIE, tek artistët interpretues/ekzekutues, të përdorur për gjatë vititi kalendarik, sipas shpeshtësisë së përdorimit të tyre, në bazë të monitorimit të kryer nga Kompania e kontraktuar „VIDASUS“
3. Miratimi i sistemit tarifor të Agjencisë AKDIE për vitin 2017 e në vijim, sipas ligjit të ri në fuqi, nr. 35/2016.
4. Miratimin e shërbimeve të kontraktuara nga Agjencia AKDIE, me Zyrën Ligjore „ART“, me Qëndrën „Për të drejtën“ si dhe Kompaninë „VIDASUS“.
5. Shtimin e anëtarëve kontribues statutor i cili ka arritur mbi 150 dhe është në proces shtimi të numrit të artistëve.
6. Organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme të Artistëve, më datë 23.12.2016, me qëllim ndryshimet e domosdoshme statutore, sipas ligjit të ri, nr. 35/2016 dhe miratimin e këtij vendimi.

Bazuar :
• në ligjin nr. 35/2016 „Për të drejtën e autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të“
• në ligjin nr. 8788, datë 7.5.2001 PËR ORGANIZATAT JOFITIMPRURËSE, nenet 10 dhe 21,
• në Statutin e Agjencisë, akoma në fuqi, deri në këtë vendimmarrje,

VENDOSI
1. Miratimin e Vendimit të Këshillit Administrativ
2. Miratimin e statutit të ri të Agjencisë AKDIE, me rezervën e miratimit të saj nga Ministria Kulturës dhe Gjykatës Kompetente.