Ftesë për subjektin tatimpagues/përdorues i të drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura.

FTESE PER SUBJEKTIN TATIMPAGUES /PERDORUES I TE DREJTES SE AUTORIT DHE TE DREJTAVE TE LIDHURA

Ju jeni njoftuar nga AKDIE dhe nga Drejtoria rajonale Tatimore, se keni detyrimin ligjor të pajiseni me autorizimin e AKDIE për vitin 2016, (neni 140 i Ligjit nr 35/2016) për shkak të aparaturave të posacme të riprodhimit të zërit dhe figurës si sisteme fonie, bokse, TV, Radio, Kompjuter etj, në ambjentin tuaj tregtar.

Neni 140
Dhënia e autorizimit për përdorim
1. Një person fizik ose juridik, PARA se të fillojë të përdorë një objekt të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, duhet të paraqesë në AAK-në përkatëse kërkesën për AUTORIZIMIN e këtij përdorimi. Kërkesa duhet të përmbajë informacion për llojin dhe rrethanat e përdorimit, si mënyrën, vendin dhe kohën e përdorimit dhe informacione të tjera të nevojshme për përcaktimin e shumës së shpërblimit.

MOS KRYERJA E PAGESËS DHE MOS- PAJISJA ME AUTORIZIMIN E AKDIE, JU VENDOS NË KUNDRALIGJSHMËRI ME LEGJISLACIONIN “PËR TË DREJTËN E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TË” LIGJI NR 35/2016 DHE DËNOHET ME:
• GJOBË për subjektin dhe gjobë për administratorin, në mënyrë të mëvetsishme neni 179 i Ligjit 35/2016;
• GJOBË dhe vlerësim tatimor nga administrata tatimore për tatimin mbi të ardhurat neni 33 pika 1 germa ç ligji “Per tatimin mbi te ardhurat” dhe neni 68 “Per procedurat tatimore”;
• GJOBË deri në 2 vjet burg si kundravavajtje penale (neni 149 i Kodit Penal)
Në kuadër të Ligjit të ri “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të” nr.35 datë 31.03.2016, Neni 142 “Procedurat e miratimit të tarifave të shpërblimit” ...... “përdoruesit i paguajnë agjencisë së administrimit kolektiv një tarifë provizore/të përkohshme, të barabartë me 60 për qind të vlerës së projekttarifave të paraqitura”..

deri në momentin e aprovimit të tarifave përfundimtare ,
Agjencia AKDIE, në bazë të hapësirës që i lejon ky ligj neni 142, për të aplikuar deri në 60% të tarifave ekzistuese, do të ofrojë një periudhë LEHTËSIE për cdo subjekt tatimpagues, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor.
Të gjitha subjektet që do të kryejnë pagesat , në numrin e llogarisë së AKDIE në Raiffeisen Bank : 28 00 16 49 12, IBAN: AL 46 20 21 11 23 00 00 00 28 00 16 49 12, me përshkrimin, tek detajet e pagesës:
SUBJEKTI ___________________ (EMRI I SUBJEKTIT), I PAJISUR ME NIPT __________________

deri në 15 nentor-31 dhjetor 2016 do të përfitojnë tarifën si më poshtë:
• Bar-Kafe-Restorant 6 000 lekë në vit
• Hotel deri në 20 dhoma 15 000 lekë në vit
• Hotel 20-40 dhoma 24 000 lekë në vit
• Club/Pub/Disco 30 000 lekë në vit

Subjektet që nuk do të kryejnë këtë pagesë do të mbartin detyrimin për vitin që vjen, por JO ME TARIFËN e lejuar nga ligji në këtë fazë tranzitore të tij, por me tarifat e rregullta!
KUJDES! DETYRIMET E PRAPAMBETURA NUK DO TË FSHIHEN!
ATO DO TË AKUMULOHEN PËR VITIN QË VJEN DHE JANË TË EKZEKUTUESHME DERI NË 3 VITET E FUNDIT!
AUTORIZIMI I AKDIE ËSHTË DETYRIM LIGJOR!